Uncategorized @sq

Mustafa: Projekti ynë është i hapur për të gjithë

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur sot për fillimin e fushatës për balotazhin e 19 nëntorit.

Me këtë rast Mustafa ka thënë fushata që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve dhe vota që do të kërkohet për kandidatët e LDK-së, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.

Sipas Mustafës, LDK ofron një projekt të përbashkët qeverisëseje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar miq, qytetarë të Kosovës, Sot po hyjmë në fazën e fundit të garës për të zgjedhur kryetarët e komunave. Fazën e parë e përfunduam me sukses. Me 19 nëntor kemi shansin dhe detyrimin që procesin demokratik të filluar me 22 tetor, ta ruajmë dhe forcojmë në mënyrë që vota qytetare të prodhoj qeverisjen e vullnetit popullor. Fushata që do zhvillojmë këto ditë dhe vota që do kërkojmë për kandidatët tanë, për ne si Lidhje Demokratike e Kosovës, do të jetë fushatë dhe zotim i sinqertë që iu drejtohet të gjithë qytetarëve.

Ne ofrojmë një projekt të përbashkët bashkëqeverisjeje, i cili kalon ngjyrat politike, ideologjike apo çfarëdo dallimi tjetër. Qytetet tona, lagjet ku jetojmë, për të ndryshuar kërkojnë vullnetin, idetë dhe përpjekjen e secilit. Ne jemi në gjendje që t`i tejkalojmë dallimet dhe t`i japim shansin secilit që të jetë pjesë e zhvillimit. Ne dëshirojmë ta tejkalojmë ndarjen prandaj do kërkojmë që të gjithë të Lidhemi rreth një projekti perspektiv për fëmijët tanë.

Projekti ynë është i hapur për të gjithë.

Ne jemi gati. Na shkoftë mbarë të gjithëve!

Komentoni