Kosova

Mustafa priti ambasadorin e Australisë, David Stuart

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ambasadorin e Australisë, jorezident në Kosovë, David Stuart. 

Kryeministri Mustafa dhe ambasadori Stuart biseduan për progresin në Kosovë dhe agjendën zhvillimore e integruese euroatlantike të Kosovës. 

Kryeministri Mustafa e informoi ambasadorin Stuart për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit. 

Duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, kryeministri Mustafa e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga Australia deri më tani. 

Ambasadori i Australisë, David Stuart, shprehu përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. /KI/

Komentoni