Ekonomi

Mustafa për Zërin e Amerikës: Marrëveshje me Amerikën Latine

Drejtori i Telekomit të Kosovës Agron Mustafa tha për Zërin e Amerikës se kanë arritur pajtim për të nënshkruar kontratë me kompaninë amerikani, kompani e cila do t’i mundësojë Telekomit të Kosovës marrëveshje për interkonjeksionin me dhjetëra shtete të Amerikës Latine dhe asaj jugore, të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës deri tash.

Ketë deklarate Mustafa e bëri në median shtetërore amerikane Zëri i Amerikës, pas vizitës që i bëri kompanisë në këtë shtet.

Këtë e ka mundësuar kodi i ri 00383, i cili sipas Mustafës do të filloje të përdoret tërësisht nga qershori i këtij viti, kur edhe do të fillojë të eliminohen përdorimi i kodeve tjera.

Ndiqeni intervistën e plotë dhënë në Uashington nga Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Komentoni