Lajme

Mustafa: Pasuria e “Trepçës” është dhe do të mbetet pronë e Kosovës

Kryeministri Isa Mustafa para deputetëve të kuvendit të Kosovës ka paraqitur ligjin mbi Trepçën.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme tha se Projektligji për “Trepçën” është një ligj i rëndësisë së veçantë për Kosovën.

“Me këtë Projektligj synojmë që të hapim një të ardhme për “Trepçën”, e cila do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik në Kosovë”, ka thënë Mustafa.

Ai gjithashtu ka potencuar se ky ligj përcakton qartë se resurset minerale të Kosovës, janë prona dhe do të mbeten prona të Kosovës.

“Trepça sipas këtij Projektligji do të organizohet si shoqëri aksionare”, ka thënë kryeministri.

Ai gjithashtu kërkoi përkrahje nga deputetët për këtë Projektligj.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*