Kosova

Mustafa: Nga Pal Lekaj nuk pres të thotë fjalë të mira për mua

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së, Pal Leka. Ky i fundit e quajti kryeministrin “të çmendur”.

Në reagimin e tij Mustafa ka kërkuar nga Lekaj të tregojë se ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej, e që i humbi me marrëveshjen e demarkacionit.

Ai ka thënë se të jesh opozitë dhe ta lavdërosh kryeministrin, nuk ia vlen, sepse humb vota.

Postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:

Pal Lekajn e njoh si njeri, qytetar të mirë, të vendit tonë. E njoh mirë nga shumë takime të cilat i kishim në Bordin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Se si ka punuar në Gjakovë, flasin gjakovarët. Nga Pali tani nuk pres të flet fjalë të mira për mua, sepse edhe të jesh në opozitë edhe të lavdëroj Kryeministrin nuk ia vlen, ai e di që humb vota. Por pres vetëm një përgjigje konkrete, të cilës sheshazi po i ik: ku janë hektarët që i kishte Kosova nga viti 1974 e këndej dhe i humbi me marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Tjerat nuk ia marr seriozisht mikut tim, Pal Lekaj.

Komentoni