Kosova

Mustafa liron nga detyra Petrit Selimin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, z. Petrit Selimi.

Selimi, në përputhje me aktet ligjore, do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). /KI/

Komentoni