Lajme

Mustafa: Kosova e përkushtuar për partneritet me shtetin shqiptar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

Kryeministri Mustafa dhe kryetari Veliaj kanë biseduar për progresin që po arrihet në të dyja shtete, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësime e jetës së qytetarëve të të dyjave vendeve. 

Kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet. 

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit, në të gjitha nivelet, me shtetin shqiptar. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Bashkisë së Tiranës. 

Kryebashkiaku Veliaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e gjithanshëm të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën. 

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe kryetari Veliaj biseduan edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë dhe në Shqipëri. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*