Kosova

Mustafa: Komisioni të sjellë fakte të reja, jo të “Murat Mehës”

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka vlerësuar se Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dijnë ku është kufiri me Malin e Zi.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar për Komision e ri për demarkimin e kufirit.

“Qytetarët e Pejës dhe të Rugovës e dijnë ku është kufiri me Malin e Zi. Ata e rizgjodhën kryetarin e tyre, i cili pa asnjë hezitim argumentonte se kufiri është aty ku e përcaktoi komisioni shtetëror. Shtrohet pyetja, pasi këta profesorë etj. që sot e përbëjnë Komision e ri Qeveritar atëherë thonin se i kanë të gjitha faktet dhe dokumentet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë, çfarë fakte ata kërkojnë sot?! Ata duhet t’i ofrojnë faktet e tyre, jo të “Murat Mehës””, ka thënë ai.

Komentoni