Lajme

Mustafa këmbëngul se nuk po i falim tokë Malit të Zi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, një intervistë për RTK-në duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, ka deklaruar se vazhdon ta mbajë qëndrimin e njëjtë se nuk është gjetur asnjë argument që kufiri është përtej vendimit të komisionit shtetëror për demarkacion.

“Nuk kemi dokumente me të cilat vërtetojmë se ajo tokë, jo që është tokë e shqiptarëve sepse ajo tokë e shqiptarëve ka qenë, por nuk është tokë në të cilën ke administruar qoftë si krahinë, qoftë si shtet”, ka theksuar Mustafa.

Kryeministri ka folur edhe për listat e veteranëve që ai i quan politike. “Ata që janë veteranë të vërtetë dhe që në mënyrë të vërtetë u takojnë askush nuk është kundër që atyre t’u takojnë këto mjete. Mirëpo, nuk kemi ne mjete që t’u paguajmë zgjidhjeve politike, sepse këto lista nuk janë të vërteta, janë lista të formuara mbi baza politike, sepse ka informata që ka njeri aty që e ka marrë statusin e veteranit që në kohë të luftës i ka pas 6 vjet apo 7 vjet”, ka shtuar kryeministri.

Duke folur për sondazhet e fundit që e vendosin LDK-në si forcën e tretë, Mustafa ka theksuar: “Të them të drejtën mua gjithmonë këto sondazhe më duken punë qesharake sepse nuk u besoj fare. Unë më së shumti i besoj punëve të mia”.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*