Lajme

Mustafa e Veseli ftojnë opozitën në takim

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës dhe Kadri Veseli kryetar i Kuvendit të Kosovës kanë ftuar në takim drejtuesit e partive opozitare në Kosovë në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e projektligjit për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryeministri Muatafa ka thënë se ka biseduar edhe në New York me drejtuesit e disa shteteve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, për problematikën  e krijuar në vend për shkak të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Mustafa ka thënë se personalitetet me të cilët ka biseduar kanë shprehur shqetësimin e tyre me situatën në Kosovë.

“Unë do të ftoj në një takim përfaqësuesit e opozitës në fillim të tetorit, së bashku me kryetarin e Parlamentit, përkatësisht partnerin kryesor të koalicionit, do të bisedojmë me ta. Do t’iu ofrojmë edhe njëherë informatat që kemi marrë nga terreni dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës për gjendjen faktike në terren. Do të bëjmë përpjekje që të veprojmë mbi bazën e fakteve e jo mbi bazën e emocioneve”, ka thënë Mustafa. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*