Lajme

Mustafa: Demarkacioni procedohet nëse opozita nuk do dialog

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Ligji për Trepçën është i nivelit evropian, ndaj pret që ai të miratohet javën e ardhshme.

Mustafa është shprehur se nëse opozita nuk pranon dialog, atëherë çështja e demarkacionit do të  procedohet në Kuvend.

Këto deklarata ai i ka dhënë në përurimin e një fabrike për përpunimin e specave në Podujevë, nga i cili biznes janë punësuar 500 persona.

Kryeministri po ashtu ka folur edhe për ligjin për Trepçën. Ai tha se ky ligj është i nivelit evropian, ndaj pret që ai të miratohet javën e ardhshme.

Ai u shpreh se ligji është ndërtuar mbi përvojat e vendeve tjera, kështu që nuk ka arsye që të mos miratohet. Modeli i shoqërisë aksionare, ku 80 për qind të aksioneve i merr qeveria dhe 20 për qind punëtorët, Mustafa ka thënë se është i ri në Kosovë, dhe është formë me të cilën synohet të rimëkëmbet Trepça.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*