Kosova

Musliu: Shteti po qëndron indiferent ndaj familjes së Thaqit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, tha se familja e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi, nuk po informohet nga shteti për zhvillimet e arrestimit, por çdo informacion në lidhje me këtë çështje po e marrin nga mediat

Ka filluar diskutimet Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së lidhur me arrestimin nga Serbia të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, nënkolonel Nehat Thaqi. 

Anëtarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu, tha: “Unë kam vizituar personalisht familjen e Thaqit. Desha të njoftoj se të gjitha informacionet i marrin nëpërmjet mediave dhe unë e konsideroj që kjo nuk është e drejtë. Si shtet duhet zyrtarisht ta informojmë për çdo zhvillim momental”.

Komentoni