Lajme

Murtezaj u nënshkrua në librin e ngushëllimeve për ish presidentin gjerman Walter Scheel

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Valon Murtezaj, në emër të Qeverisë së Kosovës është shënuar sot në librin e ngushëllimeve në Ambasadën Gjermane me rastin e vdekjes së ish presidentit të Republikës së Gjermanisë, Walter Scheel. 

Duke vlerësuar rolin dhe veprën e ish presidentit Scheel që kanë të bëjnë me forcimin e paqes dhe lirisë në Gjermani dhe, po ashtu në Evropë, zëvendësministri Valon Murtezaj i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta qeverisë dhe popullit gjerman. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*