Lajme

Murtezaj: Presim lajme të mira nga Greqia

Zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj, ka vlerësuar se vizita e tij e parë zyrtare në Greqi ka qenë e suksesshme, pasi ka pasur për qëllim avancimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Murtezaj ka thënë për “Epokën e re”, se pas kësaj vizite, Republika e Kosovës pret lajme të mira nga Greqia.

“Edhe Greqia dhe vendet e tjera që nuk e kanë njohur pavarësinë tonë janë të vetëdijshme se Kosova pret vendimin për ta njohur shtetësinë e saj. Gjatë kësaj vizite unë i kam thënë qartë homologut tim grek, se presim lajme të mira nga Greqia”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka treguar se diplomacia e Kosovës është duke punuar që sa më shpejt pesëshja e BE-së ta njohë Kosovën.

Sipas Murtezajt, krahas njohjeve, është duke u punuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në UNESCO, Interpol dhe Këshill të Evropës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*