Lajme

Murati u kërkon fëmijëve të diasporës të mësojnë në shkollat shqipe

Ministria e Diasporës ka organizuar finalen e kuisit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”.

Në këtë kuis kanë garuar pjesëmarrës nga katër shtete të diasporës si, Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Austria.

Ministri i Diasporës, Valon Murati në kuisin e diturisë për fëmijët e diasporës, në fjalën e tij tha se në vitet në vazhdim do të mundohen të bëjnë edhe më të mira aktivitetet dhe organizimet e tilla për diasporën.

Murati foli edhe për arsimin shqip në shkollat e shteteve ku ata fëmijë jetojnë, duke thënë se me shumë mund e përkushtim po mbahet gjallë shkolla shqipe.

Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e të dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe.

Kërkesë tjetër e ministrit Murati drejtuar prindërve të fëmijëve ishte që atyre të ju flitet gjuha amtare.

Pas prezantimit të fëmijëve pjesëmarrës në garë, kuisi u përcjell edhe me valle popullore.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*