Lajme

Mungesa e transparencës në financimet e partive dëmton demokracinë

Lëvizja Vetëvendosje është partia më transparente në Kosovë, sidomos në aspektin e shpenzimeve në fushata.

Kështu e ka paraqitur partinë që i takon Ilir Cacaj nga Vetëvendosja gjatë një debati për shpenzimet e partive gjatë fushatës së 11 qershorit organizuar nga Demokraci Plus.

Në po këtë debat ka ndodhur një mospajtim mes PDK-së dhe Shoqërise Civile e cila ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se nuk janë subjekt transparent.

Por Vjosa Sheholli nga PDK ka thënë se raportet e tyre nuk janë të qasshme në internet pasi sipas saj ata kanë probleme të mëdha me uebfaqen e tyre.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*