Sport

Mungesa e kualifikimit, edhe Hungaria shkarkon trajnerin

Përfundimi i eliminatoreve të botërorit ‘Rusi 2018’, ka sjellë edhe shkarkimin e disa trajnerëve në kombëtaret që nuk arritën objektivin e kualifikimit.

Më e fundit është Hungaria, që ka vendosur të ndërpresë marrëdhënien e bashkëpunimit me trajnerin 54 vjeçar, Berndt Storck.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Federata Hungareze e Futbollit, nëpërmjet një komunikate, ku thekson se shkaku i ndërprerjes së bashkëpunimit është mos-arritja e kualifikimit në botëror.

Hungaria ishte në grup me Portugalinë dhe Zvicrën, ndërsa zyrtarisht e humbi betejën për kualifikim që në takimet e muajit shtator, ndërsa e mbyllën edicionin në vendin e 3-të, me 13 pikë. /ss/

Komentoni