Lajme

Mundësit me vaj ulliri luftojnë për të fituar titullin 600 vjeçar (Foto)

Rreth 2.200 mundës më vaj ulliri kanë zhvilluar ndeshje në një stadium në qytetin Edirne të premten. Ky konkurs daton që në shekullin e 14 dhe mundësit konkurronin për të fituar rripin e artë.

Një numër i madh mundësish të cilët janë mbajtës të rekordeve morën pjesë në turneun vjetor Kirkpinar. Pjesëmarrësit vishen me pantallona të lëkure dhe derdhin vaj në trupin e tyre përpara se të fillojnë mundjen në një fushë me bar.

Fituesi i rripit të artë dhe çmimit prej 141.000 dollarë u shpall 32-vjeçari Umit Kinali. Ai punon si truprojë dhe është nga Bodrum në Turqinë jugperëndimore.

“Gjyshi im ishte një mundës vaji dhe dua që të vazhdoj traditën familjare,”ka thënë Knali.

Gjashtëdhjetë mundës do të luftojnë për të konkurruar sot në finalen e edicionit 656 të konkursit vjetor në Edire, raporton Daily Mail.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*