Kosova

Mundësi për shkollime në Amerikë

Nxënësve dhe studentëve kosovarë u janë hapur dyert për të studiuar nëpër universitet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa “Javën e arsimit ndërkombëtarë” që ka nisur në Kosovë, është një mundësi e mirë që studentët e dalluar nëpërmjet programeve të ndryshe t’i fitojnë bursat për ta nxënë dijen “përtej atlantikut”.

Drita Syla, koordinatore në programin “Java e arsimit ndërkombëtarë” në emisionin  “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK, iu bërë thirrje studentëve që të vizitojnë panairin e arsimit që hapet sot, për të kontaktuar me universitete e ndryshme që japin bursa për të studiuar në SHBA.

Ajo tha se në këtë panair kanë paralajmëruar pjesëmarrje më shumë se 40 universitete, ndërsa për të interesuarit është mundësi e mirë që të gjejnë “derën” e integrimit she shkollimit postuniversitar.

Ajo tha se në ShBA studiojnë më shumë se 1 milion studentë të huaj, ndërsa vetëm nga Kosova janë 244 nxënës dhe studentët që po ndjekin studimet.

Shumica nga ta, sipas Sylës, kanë fituar bursa nëpërmjet programeve, ndërsa ka edhe të tillë që fitojnë bursat drejtpërdrejt nga universitete. Ata që fitojnë nga programet pas studimeve duhet të kthen dhe të punojnë së paku tri vjet në Kosovë, ndërsa ata që fitojnë nga universitet, nuk e kanë një kusht të tillë.

Syla inkurajoi studentët që të aplikojnë për bursa sepse universitet amerikane, siç tha ajo, japin më shumë bursa se universitete në Evropë.

Komentoni