LifeStyle

Mundeni lodhjen e pasdites

Në orët e pasdites ju bie koncentrimi, jeni të përgjumur, pa disponim, punoni ngadalë. Këto janë simptomat e lodhjes së pasdites, të cilat nuk janë shenja të sëmundjes ose plakjes, por janë reaksion natyral i organizmit në atë periudhë të ditës.

Pas drekës papritmas bie energjia dhe ndihemi të përgjumur. Për këtë arsye në shumë vende koha e punës është në dy pjesë dhe është e obligueshme pauza më e gjatë e drekës (disaorëshe madje), sepse atëherë produktiviteti është në nivelin më të ulët, transmeton Koha.net. Nëse nuk e keni luksin që të mund të flini dhe kështu të freskoheni dhe rehabilitoheni, energjinë duhet ta ripërtërini në mënyra tjera.

Shmangni drekën e bollshme
Perimet e ziera, frutat e detit dhe pasta, si dhe sallatat e freskëta me perime janë zgjidhje e mirë për këtë periudhë të ditës. E rëndësishme është që në vend të çokollatës dhe ëmbëlsirave tjera të konsumoni fruta të cilat nuk do t’ju përgjumin. Në vend të drekës klasike, mund të përcaktoheni edhe për variante më të lehta si pemë, porcion të djathit ose fruta arrore të cilat do t’ju ngopin.

Filxhani me kafe 30 minuta pas ushqimit
Pas ushqimit prisni të paktën 30 minuta që ushqimi në stomak të “rehatohet” dhe pastaj pini kafe. Nëse e pini menjëherë pas ushqimit, kafeja nuk do të ketë efektin e njëjtë të bombës energjetike.

Mos harroni ujin
Nëse dehidroni, do të ndiheni të rraskapitur, ndërsa kjo më së shpeshti ndodh në orët e pasdites, kur për shkak të obligimeve harroni të pini ujë.

Shëtitja e shkurtër
Kur ndiheni të përgjumur, por nuk dëshironi të pini edhe një kafe, dilni në ajër të freskët dhe shëtisni. Mjaftojnë që 10 minuta t’i zgjasni këmbët tuaja dhe do të ndjeni rrjedhjen e energjisë, ndërsa njëkohësisht do të shpenzoni edhe kalori.

Komentoni