Sport

Muller preferon transferimin tek Manchester United

Bayern Munchen po kalon një moment jo të mirë. Kjo u pa në ndeshjen ndaj Hoffenheim ku bavarezët u mposhtën me rezultatin 2-0. Humbja nuk erdhi si pasojë e formës së dobët të lojtarëve por si pasojë e marrëdhënieve trajner- futbollist.

Mund të përmendim rastin e Thomas Muller. Sulmuesi gjerman nuk po luan rregullisht që kur Carlo Ancelotti ka ardhur në krye të Bayern dhe nëse vazhdon kështu ai do të largohet pas shumë viteve nga “Allianz Arena”.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, sulmuesi do të preferonte transferimin në Premierligë te Manchester Unitedi. Ai e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe dhe lidhet me një kalim te Arsenali, Chelsea apo edhe Liverpooli.

Sido që të jetë, sulmuesi, i cili u kërkua nga “Djajtë e Kuq” edhe dy vite më parë, mund të transferohet në “Old Trafford” nëse Carlo Ancelotti vazhdon ta mbajë rezervë.

Komentoni