Sport

Muller kërkon kalimin në Premier League

Thomas Muller nuk e ka nisur mirë sezonin te Bayern Munich dhe nëse vendos të largohet, destinacioni i gjermanit pritet të jetë Premierliga.

Sipas asaj që raporton “The Sun”, Thomas Muller do të preferonte transferimin në Premierligë te Manchester Unitedi nëse vendos të largohet nga Bayern Munichu.

Gjermani e ka nisur sezonin në mënyrën më të keqe dhe lidhet me një kalim te Arsenali, Chelsea apo edhe Liverpooli.

Sido që të jetë, sulmuesi, i cili u kërkua nga “Djajtë e Kuq” edhe dy vite më parë, mund të transferohet në “Old Trafford” nëse Carlo Ancelotti vazhdon ta lë në bankën rezervë.

Komentoni