Lajme

MSh njofton udhëheqësit e lartë të kujdesit tretësor me metodën DRG të pagesës së shërbimeve shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, sot mori pjesë në prezantimin e punës së ekspertëve për përcaktimin e implementimit të sistemit të pagesave të shërbimeve bazuar në sistemin e DRG (Case-Mix)-Diagnozat e lidhura me Grupet e sëmundjeve. 

Ministri Rrahmani tha se në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga MSh, në përgatitje për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, është punuar edhe në përcaktimin e metodës së sistemit të pagesave të shërbimeve bazuar në sistemin e DRG. 

“Interesi i MSh-së është sigurimi i shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e vendit dhe kjo nuk mund të ofrohet vetëm me fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore, por ato sigurohen me bashkëpunimin serioz të gjithë mekanizmave në këtë proces e në veçanti të menaxherëve institucional pa përjashtuar profesionistët shëndetësor”, tha Ministri Rrahmani. 

Eksperti ndërkombëtar i DRG, dr. Dorjan Marušič, prezantojë punën e grupit të ekspertëve, duke njoftuar të pranishmit me rëndësinë e fillimit të implementimit të DRG si dhe me metodat e ndryshme që implementohen në vendet e tjera. 

Ai më tutje ka prezantuar analizën e grupit duke këshilluar metodën e DRG-së australiane për implementim nga Kosova në përputhje me mundësit buxhetore të saj.

Në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, udhëheqësit shëndetësor të Kujdesit Tretësor, përveç njohjes me metodat e pagesës së shërbimeve sipas DRG të vendeve tjera, kanë shfrytëzuar rastin të japin komentet e tyre si dhe të bëjnë pyetje rreth këtij procesi. 

Në punëtori është theksuar nevoja e fillimit të implementimit të DRG në sistemin shëndetësorë duke pasur parasysh edhe riskun që mund të ketë nëse nuk zgjidhet metoda e përshtatshme e cila siguron qëndrueshmërinë e Fondit. 

Qëllimi i implementimit të sistemit DRG është që të ofrohen shërbime cilësore, efikase, dhe njëkohësisht ky sistem siguron transparencë të plotë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore. 

Ndryshe, DRG është sistemi i pagesës së shërbimeve mjekësore të ofruara nga institucionet shëndetësore të kontraktuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, bazuar në diagnozat e lidhura me grupet e sëmundjeve. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*