Rajoni

MPJ: Një shqiptar i vdekur, shtatë të lënduar nga tërmeti në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka dhënë edhe lajmin e keq. Një shtetas shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti në Itali, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në shtatë.

“Në vijim të ndjekjes së situatës emergjente nga Ambasadorja dhe stafi i Ambasadës qe ndodhet në zonat e goditura nga tërmeti, informohemi se: Me trishtim te thelle mësojmë se shtetasi shqiptar Erjon Toro ka humbur jetën dhe numri total i shtetasve shqiptar te plagosur arrin ne shtate vete”, thuhet në njoftimin e MPJ.

“Nga kontaktet qe Ambasada jone ne Rome po mban ne mënyrë te vazhdueshme me autoritete Italiane dhe shtabet e krizës, behet e ditur se ne spitalin Gemelli te Romes ndodhen ne gjendje te mire shëndetësore shtetasit shqiptar te mëposhtëm: Xhesika Hasani, Sara Hasani, Romina Duro, Lori Duro, Hatixhe Hasanaj. Ne spitalin e Rietit ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasja shqiptare me inicialet: Xh.T. Ne spitalin e L.Aquila ndodhet ne një gjendje me te rende shtetasja shqiptare me inicialet: E.T”, bën të ditur komunikata e MPJ.

Ambasada e Republikës se Shqipërisë ne Romë ka bërë të ditur është e angazhuar për te ndjekur hap pas hapi ne terren si dhe ne koordinim te plote me autoritetet italiane dhe për ti ardhur ne ndihme qytetareve shqiptar te plagosur.

Komentoni