Kosova

MPJ i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Kosova merr vendime e jo deklarata

Marko Gjuriq, shef i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë të dielën se do të jetë në Kosovë, pa marrë parasysh që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar ndalimin e kësaj vizite.

“Në raport me deklaratat e Marko Gjuriqit, Republika e Kosovës merr vendime dhe jo deklarata”, ka deklaruar Bashmir Xhemaj për lajmi.net, i cili është shef i kabinetit te ministrit Hoxhaj.

Hoxhaj ka marrë vendim që t’ia ndalojë Marko Gjuriqit hyrjen në Kosovë për dy javët e ardhshme. Por, mbetet që të dielën të kuptohet nëse ky vendim do të zbatohet plotësisht, apo eventualisht do të ndryshohet.

Komentoni