Kosova

MPB: Në Merdarë pritjet janë deri në 15 orë!

Po vazhdojnë akoma kolonat e gjata të veturave në shumë pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave në faqen zyrtare të Punëve të Brendshme të orës 17:25, thuhet se në Merdarë pritjet janë tejet të gjata.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e kufirit shkruan se në Merdarë qytetarët presin deri në 900 minuta për të dal nga Kosova.

Nëse kthehet në orë, i bije që në këtë pikë duhet të pritet 15 orë për të kaluar në territorin e Serbisë.

Derisa kolona në këtë pikëkalim kufitar është 1000 metra, apo 1 kilometër.

Pikë tjetër kufitare më e ngarkuar është edhe Vërmica me gjysmë ore pritje dhe Hani i Elezit.

Komentoni