Lajme

Mospagesa e dividendit nga Telekomi rrezikon investimet kapitale

Rënia drastike e të hyrave dhe fitimeve të operatorit publik Telekomit të Kosovës-Vala, ka ulur gjasat që kjo kompani t’i paguajë Qeverisë së Kosovës dividendin e planifikuar për këtë vit në vlerë prej 23 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pagesë është planifikuar si e hyrë në buxhetin për vitin 2016 dhe mospagesa e saj rrezikon investimet kapitale të parapara nga Qeveria e Kosovës. Për këtë mospagesë është ankuar edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, në një mbledhje të Qeverisë, i cili e ka quajtur këtë si ngecje në të hyrat e planifikuara.

Mirëpo, përfaqësues të shoqërisë civile e kritikojnë Qeverinë për planifikim jo të mirë të buxhetit dhe e quajnë mashtrim një gjë të tillë.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*