Bota

Moska: Vendimi i ShBA për t’u tërhequr nga UNESCO për keqardhje

Vendimi i udhëheqësisë amerikane për tërheqjen nga UNESCO po e përkeqëson situatën për këtë organizatë dhe është për të ardhur keq, transmeton Klan Kosova.

Kështu ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova.

“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë ajo, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS./KI/

Komentoni