Kosova

Mos zhvillimi ekonomik pengesë për një familje të shëndoshë

Edukimi i mirëfilltë i familjes është më së i domosdoshme dhe njëherit kjo të jetë më e pranishmen përmes arsimimit të duhur, kur vlerat reale të shoqërisë të jenë evidente dhe të mos dominojnë vlerat joreale”, kështu u than ë konferencën me temë “Familja dhe Komuniteti”, të organizuar nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillimore, në Prishtinë.

Dr. Mimoza Shahini nga QShHZh, ka deklaruar se në këtë konferencë është biseduar edhe për çështjet tjera, si për vlerat në familje në veçanti, si po mundet të bartën këto vlera të mirëfillta tek familjet tona, e po ashtu edhe çështjet më të ndjeshme të shoqërisë që kanë të bëjnë me përjetimin e familjeve sa i përket torturës dhe dhunimeve gjatë luftës në Kosovë.

“Nëse dëshirojmë të kemi një familje të shëndosh, duhet të përmirësojmë vlerat e mirëfillta”, ka theksuar ajo.

Sipas dr. Shahini, për të përmirësuar vlerat e mirëfillta dhe të shëndosha, duhet të ketë bashkëpunim të duhur mes institucioneve të vendit OJQ-ve, në mënyrë që të kemi familje të shëndosha.

“Familja jonë, ajo tradicionalja nuk mund të anashkalohet , por duhet të barten vlerat e duhura të tradicionales tek familjet e kësaj kohe në të cilën po jetojmë”, ka thënë dr. Shahini.

Ndërkaq, Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka theksuar se në Kosovë mungon sistemi i mirëfilltë shkollor.

“Për fat të keq, nuk kemi sistem të duhur shkollor, prandaj kur mungon kjo, nuk mund të kemi as vlera të konsideruara në shoqëri, e që kjo padyshim hynë edhe tek familja”, ka thën3ë ajo, duke shtuar se shoqëria jonë ka qenë shumë e papërgatitur për një sistem arsimor dhe shkollor të tashëm, pasi që me këtë sistem jo vlerat po dominojnë në të gjitha sferat e jetës, kurse vlerat e mirëfillta janë në ngecje.

Znj. Rushiti, ka veçuar se sistemi arsimor në vend, duke filluar nga çerdhet e deri tek universitetet , është jo i duhur, dhe në bazë të kësaj është e vështirë të respektohet edhe prioritetet e nevojshme.

Në anën tjetër, Cenë Krasniqi, nga Shoqata e autizmit, është shprehur I zhgënjyer me autoritetet në vend, pasi që siç ka thënë ai “nuk po e dinë se si ta trajtojnë këtë sëmundje, dhe se kjo sëmundje është më se e ditur se kushtojnë shumë shtrenjtë për trajtim, përderisa institucionet nuk po i ndihmojnë familjet në këtë aspekt të trajtimit”.

Krasniqi përmendi disa raste ku zyrtarët e disa institucioneve në këtë rast edhe disa mantelbardhë, nuk e kanë ditur se çka është sëmundja e autizmit. “përmirësimi i shoqërisë në vetëdijesimin e çështjeve kryesore, është zgjidhja e problemit për këtë kategori të familjeve”, ka thënë ai.

I pranishëm në këtë konferencë ka qenë edhe dr. Sami Uka, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai në këtë konferencë përmendi mungesën e respektit të kulturës në familje, e po ashtu, kjo, sipas tij, po mungon edhe në raportin nxënës-prindër.

Dr. Uka ka përmendur edhe rastet e kërcënimit të prindërve ndaj mësimdhënësve.

“Familja tradicionale si komb na ka ruajtur formësimin e familjes së shëndosh, kur sot kjo gjë është shkapërderdhur gati tërësisht, dhe si rezultat I kësaj sot kemi shumë shkurorëzimeve të çifteve dhe raste të shumta të fëmijëve delikuent”, ka thënë ai, duke shtuar se mos zhvillimi ekonomik, ka ndikuar që familjet tona, mos të jenë familje bashkëkohore.

Ai ka shtuar se vetëdijesimi i popullatës në identifikimin e problemeve tek fëmijët është I domosdoshëm, pasi që, sipas tij, niveli i njohurive të prindërve ne raport me fëmijët është jo i kënaqshëm, pasi që 90 %, e prindërve nuk e dinë se në Kosovë ka Qendra për shërbime të prindërve dhe të fëmijëve, në marrjen e këshillave të nevojshme.

Përndryshe, në këtë konferencë, të pranishme kanë qenë edhe shumë përfaqësuese të OJQ-ve, dhe qendrave që merren më trajtimin e fëmijës dhe në përgjithësi të familjes.

Lumturije BEKAJ

Komentoni