Lajme

Morina: Letrat e Thaçit, të vonuara

Gazetari Bajrush Morina në lidhje me letrat e Presidentit Thaçi, ka thënë se dërgimi i tyre në Prokurorinë e Kosovës, është një akt i vonuar politikisht dhe juridikisht.

Sipas Morinës, Thaçi ka qenë pjesë politike dhe institucionale dhe asnjëherë gjatë asaj periudhe nuk ka reaguar për të trajtuar zbardhjen e çështjeve të vrasjeve para dhe pas luftës, njofton Klan Kosova.

“Janë katër letra të vonuara politike. Presidenti Thaçi ka qenë pjesë e skenës politike dhe institucionale tash e sa vjet, dhe gjithë këtë periudhë ai nuk ka ngrit zë. E, aq më pak, ai ka të drejtë të flas për këto çështje”, tha Morina, në Info magazine të Klan Kosovës.

Sipas tij, në atë kohë është bërë edhe vjedhja spektakolare e dëshmive të krimeve të luftës.

“Është një përpjekje e vonuar politike dhe juridike. Rasti i Rugovës nuk është hetuar nga institucionet vendore, u hetua deri diku nga Eulex, por ka rezultuar që autori i këtij tentimi është vrarë. Ky tentim apo kjo kërkesë e tij për zbardhjen e atentatit të Presidentit Rugova, është përpjekje për mbyllje të këtij rasti. Sepse autori i këtij atentati tashmë e një vit dihet si i vrarë. Të gjitha vrasjet e gjatë luftës dhe pas luftës, janë plagë që është dashur që të mbyllen gjatë këtyre viteve të pas luftës”, tha ai.

“Thaçi gjatë kohës kur ka qenë drejtues i Qeverisë së vendit. Nuk ka kërkuar asnjë drejtësi për tu trajtuar këto vrasje. Gjithmonë dyshoj se pa zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës dhe të pas luftës, ky vend nuk mund të flas për drejtësi”, tha Morina.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*