Kosova

Molliqaj: Pronat e uzurpuara në Dardani u dhanë nga Azem Syla dhe Shukri Buja

Banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë të cilët nuk po pranojnë që ti lëshojnë banesat ku kanë jetuar që 17 vjet pa pronësi të ligjshme, janë shumica persona që aty i ka dërguar ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla dhe bashkë partiaku i tij Shukri Buja.

Rrjedhimisht, ato prona janë të uzurpuara nga  këta dy persona që i kanë dhanë ato banesa për banorët që jetojnë aty tash e 17 vjet.

Kështu të paktën ka pohuar sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin që transmetohet sonte në Tribuna Channel, ka deklaruar se shumicën e atyre familjeve aty i ka dërguar pikërisht Azem Syla.

Ai ka shtuar më tej se shumica e këtyre familjeve janë votues të Partisë Demokratike të Kosovës, dhe një pjesë edhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë gjë sipas tij e tregon edhe fakti që banorët nuk kanë shkuar ti kërkojnë ndihmë kryeministrit të vendit, Isa Mustafës por Kadri Veselit.

Molliqaj ka theksuar edhe njëherë se Shpend Ahmeti nuk ka asnjë lidhje me këtë proces, dhe se ai është shprehur i gatshëm ti ndihmoj rastet sociale nëse ka të tilla në këto banesa.

Komentoni