Kosova

Molliqaj: Njerëzit si Grabovci do të tërhiqen zvarrë dhe do t’ju konfiskohet pasuria

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka bërë një paralajmërim të madh në një paraqitje televizive,du ke thënë se nëse partia e tij merr pushtetin në vend do t`i tërheqin njerëzit zvarrë rrugëve.

“Bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Molliqaj ka theksuar se “njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm”.

Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje ka guximin dhe vullnetin, ashtu si edhe gatishmërinë dhe entuziazmin që “këta kriminelë t’i dërgojë në burg”.

Komentoni