Kosova

Molliqaj: Bajram Gecaj ishte në Rashkë kur u nënshkrua koalicioni

Koalicioni i arritur mes PDK-së LDK-së dhe Listës Serbe në nëntor të vitit 2014 pas një periudhe të gjatë bllokada institucionale, është quajtur gjithmonë si koalicion i Rashkës nga Lëvizja Vetëvendosje që pohon se marrëveshja për këtë koalicion është bërë në Rashkë.

Dardan Molliqaj nga Lëvizje Vetëvendosje ka deklaruar se në Rashkë për këtë marrëveshje, kanë qenë përfaqësues nga LDK dhe PDK.

Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, ka thënë se nuk i mban në mend saktë emrat e pjesëmarrësve në Rashkë, mirëpo e di se aty ka qenë Bajram Gecaj.

Komentoni