Kosova

Mogherini pret progres në dialogun Kosovë – Serbi gjatë vitit 2018

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini ka thënë se sheh një mundësi të mirë për Kosovën dhe Serbinë për të bërë progres drejt normalizimit të marrëdhënieve në vitin që vjen.

“Po, shoh mundësinë e një hapi kualitativ që të ndodhë duke nisur nga tash”.

“Të themi deri në fund të vitit 2018”, është shprehur ajo pas takimit që ka pasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Kjo është një rrugë e gjatë. Pres rezultate më përpara”, ka theksuar Mogherini.

Komentoni