ShowBiz

Modelja shqiptare në një lidhje me aktorin e famshëm të serialit Sarasvatiçandra

Të ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”  ka qënë një çift mjaft i veçantë të cilët kanë folur për dashurinë. Po flasim për modelen shqiptare Ilda kroni e cila jeton në Indi prej disa kohësh dhe aktualisht është në një lidhje me aktorin e njohur Indian Ashish Kapoor që luan në serialin Sarasvatiçandra dhe njihet si Kabiri.

Ata në një lidhje me Skype kanë zbuluar më shumë si nisi historia e tyre dhe detaje të tjera.

“Ne jemi njohur në një event, rastësisht. Unë nuk e njihja Ashishin, pasi nuk shoh telenovela. Ishim të ftuar të dy në event dhe Ashish filloi të më gjuajë dhe të hidhte kunja. Aty filluam të flasim, më pas në Instagram dhe pastaj filluam të takoheshim pak nga pak”,-u shpreh Ilda.

Ashish gjithashtu tha se: “Gjëja e parë që më tërhoqi tek Ilda ka qenë buzëqeshja. Përmes buzëqeshjes, mund të shohësh shpirtin e saj dhe mund të them se është shpirt i bukur. Por nëse më parë shihja buzëqeshjen, sytë, etj., tashmë gjërat kanë ndryshuar, e njoh më mirë dhe shikoj se si i trajton njerëzit me dashuri”

Përsa i përket planeve për karrierën Ilda tha se ajo dhe Ashish mund të bëhen pjesë e formatit “Dancing ëith the stars”.  Ftesa i kishte ardhur në fillim aktorit por ai e ka lënë për një moment të dytë pasi dëshiron që të marrë pjesë bashkë me Ildën e cila fiton edhe më shumë kohë për të mësuar gjuhën indiane.

Komentoni