ShowBiz

Modelja më e famshme shpërthen në lot në skenë, zbuloni arsyen

Supermodelja Gisele Bündchen ka shpërthyer nuk i ka mbajtur dot lotët në skenë në Festivalin e Muzikës Rock in Rio në Brazil.

37-vjeçarja braziliane ishte duke dhënë një fjalim dhe po inkuranjonte të njerëzit për të jetuar jetën e tyre në maksimum.

“Nëse ne të gjithë jemi në gjendje të imagjinojmë, atëherë jemi në gjendje edhe të krijojmë,”-tha ajo portugalisht. “Pra imagjinoni botën në të cilën dëshironi të jetoni. Imagjinoni që ne tashmë jetojmë në të. Imagjinoni.”

Por në fund të fjalimit emocionues nëna e dy fëmijëve shpërtheu në lot, por arriti që ta menaxhojë situatën dhe filloi të këndonte hitin e John Lennon “Imagine” së bashku me këngëtaren braziliane Ivete Sangalo.

Video është postuar në Instagram nga bashkëshorti i saj Tom Brady me mbishkrimin: “Jam krenar për ty! Të dua.”

Bündchen dukej mahintëse e veshur me pantsuit të bardha, me shkëlqim dhe iu bashku fushatës për ndërjegjësimin mbi mjedisin së bashku me Aerosmith, Bon Jovi, Guns N’ Roses dhe The Who.

Komentoni