MKRS-ja dhe SBAShK-u po punojnë për finalizimin e kontratës kolektive në fushën e kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), në krye me Rrahman Jasharin, kryetar. ...

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot një delegacion të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), në krye me Rrahman Jasharin, kryetar. 

Ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Jashari u bisedua për kushtet e përgjithshme në të cilën ndodhen të punësuarit në Kosovë, veçmas ata të fushës së kulturës. 

Në këtë takim u bisedua rreth finalizimin e kontratës kolektive në sektorin e kulturës, ndërmjet MKRS-së dhe SBAShKU-ut, me çka rregullohen çështja e punonjësve të sektorit të kulturës. 

Po ashtu, ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, proces ky që pritet të përmbyllet shpejt. 

Ministri Shala dhe kryetari Jashari biseduan edhe për ngritjen e pagave për krijuesit, performuesit dhe profesionistët e kulturës. Lidhur me këtë, ministri Shala u shpreh se po bëhen gjitha përpjekjet që kjo çështje të rregullohet shumë shpejt. /KI/

Kategoritë
Kulturë
S'ka komente

Komentoni

*

*

Lajme të tjera