Kosova

Mjekët, përshkruajnë barna duke shkelur ligjin

Shumë mjekë në Kosovë vazhdojnë t’i përshkruajnë barnat për pacientë me emra farmaceutikë.

Mjekët në Kosovë, me apo pavetëdije, shkelin ligjin, duke bërë përshkrimin e tyre me emra farmaceutikë, e jo me emra gjenerikë, ashtu siç është e përcaktuar, raporton KTV.

Ligji për shëndetësi, neni 26, pika 1, përcakton se barnat duhet të përshkruhen me emrin ndërkombëtar të pambrojtur.

Englantina Bimbashi, farmaciste, thotë se më shumë se 90% e recetave që ajo pranon, janë të përshkruara me emra tregtarë, dhe ky veprim i sjell probleme edhe me pacientët.

Kundër këtyre veprimeve të mjekëve shprehen edhe në Shoqatën për të drejtat e pacientëve.

Besim Kodra nga kjo shoqatë, thotë se shënimi i barnave me emra të kompanive të ndryshme është në kundërshtim me udhëzimin administrativ dhe është shkelje e të drejtave të pacientëve.

Komentoni