Kosova

Mitrovicë: Pesë të dehur rrihen mes vete, dy nga bëhen për spital

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pesë persona në fshatin Shupkovc të Mitrovicës janë rrahur mes vete.

“Pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë në gjendje të dehur, janë rrahur mes veti, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy prej tyre. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë.

 

Komentoni