Lajme

Mirror shkruan për incidentin e javës së kaluar në “Beer Fest”

Për incidentin që ndodhi në “Beer Fest” javën e kaluar në Prishtinë, ku u lënduan mbi 50 persona, ka shkruar edhe gazeta angleze “Mirror” duke thënë se besohet se një person në turmë ka gjuajtur me një armë lodër, duke shkaktuar panik në audiencë.

“Kishte pamje frikësuese kur qindra njerëz po vraponin pasi dikush bërtit “ISIS” për të bërë shaka. Më shumë se 50 persona janë lënduar nga ikja në turmë në festivalin e birrës në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, pasi dikush kishte shtënë me armë, ku pastaj shumë njerëz kanë menduar se ky mund të jetë sulm terrorist.

Pasi dëgjuan emrin e grupit terrorist teksa përmendej në turmë, njerëzit filluan të vrapojnë sa më shpejtë që ishte e mundur nga sheshi ku po mbahej festivali.

“Dy persona u plagosën rëndë gjatë ikjes në rrëmujë, dhe kishte edhe raporte të pakonfirmuara në mediat lokale se ishte qëlluar një djalë i moshës 15 vjeçare. Nuk është e pazakontë për njerëzit në Kosovë të posedojnë një armë, kështu që me një armë mund të jetë shtënë gjatë panikut. Sipas disa vlerësimeve, rreth 20 për qind e popullsisë zotërojnë një armë. Në një video gjatë ikjes në rrëmujë, njerëzit mund të shihen teksa shtyjnë njëri-tjetrin pas shpërthimit të panikut. Në një rast, një njeri mund të shihet teksa shkel, një njeri tjetër kur ai po ikën”, ka shkruar Mirror.

Njerëzit fshiheshin në rrugica dhe thyenin çdo gjë përpara, gjersa po hynin në ndërtesa për të kërkuar një vend për t’u fshehur.

Një njeri humbi këpucët e tij dhe kishte të tjerë që po vraponin zbathur duke u munduar të largoheshin nga sheshi. 

“E vetmja gjë që krijoi frikë tek njerëzit ishte kur dikush bërtiti, “Vraponi, ISIS-i është këtu”. Kjo fjali e vetme, gjithashtu edhe shtirja me armë, ishin të mjaftueshme që njerëzit të krijonin panik”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*