Ekonomi

Miratohet Projektligji për Trepçën, ministrat serbë e lëshojnë mbledhjen

Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Trepçën i cili do të shkojë të premten për debat dhe votim në Kuvend.

Në mbledhjen e qeverisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, arsyetoi projektligjin ndërsa ministrat serbë në qeveri kundërshtuan këtë projektligj.

Pas debatit, projektligji u miratua pavarësisht votave kundër të tre anëtarëve serbë të qeverisë, të cilët pas votimit, e lëshuan mbledhjen.

Kryeministri Isa Mustafa, në këtë mbledhje, tha se kjo është zgjidhja më e mirë për këtë komapni e cila rrezikon që, në mungesë të një zgjidhjeje ligjore, të shkojë në likuidim në fillim të muajit të ardhshëm.

“”Kam parasysh një periudhe të gjatë që kemi punuar në gjetjen mundësive më të mira për statusin e ardhshëm të Trepçës”, tha Mustafa.

“Nuk mund të konstatoj se me këtë kemi gjetë zgjidhjen optimale. Por është zgjidhje shumë e mirë e paraqet sakrificë”, shtoi kryeministri i Kosovës.

Ai u shpreh se qeveria, me këtë projektligj, nuk po tenton ta kthejë këtë kompani në të kaluarën “por ta hapë të artdhmen e Trepçës”.

Komentoni