Kosova

Miratohet memorandumi për programin Fullbright i shkëmbimit akademik

Komisioni parlamentar për Arsim sot shqyrtoi projektligjin për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, programi Fullbright i shkëmbimit akademik.

Me disa ndryshime të këtij projektligji, u miratua dhe sipas kryetarit Nait Hasani, të enjten në seancën e radhës do të diskutohet.

“Ky ligj vlen për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, e jo edhe për autoritetet tjera kompetente që janë përgjegjëse  në fushën e arsimit të lartë “, tha Hasani.

Edhe deputeti Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje pati vërejtje në këtë projektligj.

Në mbledhje mori pjesë edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, si duket me presonin e tij të votohet ky projektligj që të shqyrtohet në seancën e së enjtes në Kuvend. /rtk/

Komentoni