Kosova

Minsitri i Drejtësisë tregon sa të burgosur ka Kosova

Në burgjet e Kosovës, aktualisht janë 1601 të burgosur, që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme.

Ky numër mund të ndryshojë nëpër javë e muaj të caktuar, por shifra e fundit është kjo që e ka dhënë vet Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Gjendja në Qendrat Korrektuese të Kosovës përgjithësisht është e mire dhe se përgjegjësitë tona janë duke u zbatuar konform normave ligjore ndaj 1,601 personave në vuajtje të dënimit. I vetëdijshëm që kjo fushë kërkon angazhim të plotë dhe bashkëpunim me Shërbimin Korrektues të Kosovës si dhe me Policinë e Kosovës, jam zotuar se do të ballafaqohem me të gjitha problemet e natyrave të ndryshme të kësaj fushe për t’iu dhënë zgjidhje institucionale siç e parasheh ligji!” ka thënë ndër të tjera ministri Tahiri në një status në Facebook.

Ndërkohë bëhet me dije se numri i anëtarëve të shërbimit korrektues është diku rreth 1610. Me këto shifra i bie se çdo gardian burgu ka për detyrë të mbikëqyrë një të burgosur.

Komentoni