Lajme

Ministrja Hoxha merr përkrahje nga Ambasadorja Daviet

Ministrja e Drejtësisë, znj. Dhurata Hoxha, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, znj. Maryse Daviet. 

Ambasadorja Daviet uroi Ministren Hoxha për detyrën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm. Ministrja Hoxha e falënderoi znj. Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Francës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë. 

Ambasadorja Daviet shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë takimit, ministrja Hoxha shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të viktimave në sulmin e fundit të ndodhur në Francë.

Ministrja theksoi se vlerat universale të të drejtave të njeriut, liria e shprehjes, liria e medias, liria e besimit fetar, janë vlera që bashkojnë shtetin e Kosovës me shtetin mik të Francës. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*