Ekonomi

Ministrja Bajrami vizitoi bizneset në komunën e Kaçanikut dhe Hanit të Elezit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga kryetari i komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi dhe kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, vizituan disa biznese në komunën e Kaçanikut dhe në atë të Hanit të Elezit.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Bajrami vizitoi kompaninë “Uka Saraj” sh.p.k, e cila operon në komunën e Hanit të Elezit, si dhe kompanitë “Sankos” sh.p.k dhe “KIVO” në komunën e Kaçanikut me ç’rast u informua për së afërmi me aktivitet e këtyre kompanive prodhuese.

Ministrja Bajrami përgëzoi udhëheqësit e këtyre ndërmarrjeve për sukseset e arritura deri tani si dhe shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar angazhimet rreth përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në vendin tonë. /KI/

Komentoni