Lajme

Ministrja Bajrami priti në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina,” z. Marjan Dema.

Në takim u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në mes të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Universitetit “Hasan Prishtina.”

Ministrja Bajrami i shpjegoi rektorit Dema fushëveprimtarinë e Agjencive dhe Departamenteve të MTI-së, dhe tha se një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të këtyre institucioneve vartëse të MTI-së kërkon ekspertizë shkencore e cila mund të ofrohet nga universiteti.

Në anën tjetër, rektori Dema shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me MTI-në dhe tha se ky bashkëpunim shkon në të mirë të të dyja institucioneve.

Ministrja Bajrami dhe rektori Dema u pajtuan që të punojnë në arritjen e një marrëveshjeje mirëkuptimi në mes MTI-së dhe Universitetit “Hasan Prishtina” ku do të specifikohen termat e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*