KosovaToplajm

Ministria e Shëndetësisë blen material për shërbimin që është jofunksional

Ministria e Shëndetësisë i ka urdhëruar të gjitha institucionet private që të kryejnë shërbimet e shtypjes së dokumentacionit tek një kompani e kontraktuar private, shkruan sot Koha Ditore.

Urdhri ndaj sektorit privat vjen, ndërsa MSH-ja nuk ka arritur të krijojë ende dokumentacionin për shërbimet në shëndetësinë publike. Shumicën e dokumentacioneve mjekësore për të cilat MSH-ja ka firmosur kontratë për furnizim nuk i kanë institucionet publike shëndetësore.

Të vetmet dokumentacione që posedojnë institucionet publike janë raportet mjekësore. Në këto raporte, përveç diagnozës, mjekët pacientëve ua përshkruajnë edhe barnat.

Komentoni