Lajme

Ministria e Kulturës e Shqipërisë nuk heq dorë nga Kalaja e Lezhës

Ministria e Kulturës e Shqipërisë është e vendosur që të shfrytëzojë çdo rrugë ligjore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës me të cilin një kompanie private i njihet e drejta për shfrytëzimin e Kalasë së Lezhës, shkruan sot Koha Ditore.

Për dy vjet Ministria e Kulturës ishte në gjyq me këtë kompani së cilës i njihej e drejta mbi këtë monument e të cilën ia kishte dhënë qeveria “Berisha”.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furxhi, ka rikujtuar se institucioni që ajo drejton, dy javë më parë ka humbur gjyqin por “beteja” për këtë aset të trashëgimisë nuk ka përfunduar.

“Me këtë vendim skandaloz i jepet e drejta një subjekti pa licencë, pa procedurë, në mungesë të plotë të transparencës së kësaj vendimmarrjeje, të ndërhyjë brenda Kalasë së Lezhës me një projekt të kritikuar rëndë, edhe pse Ministria e Kulturës ka denoncuar disa herë radhazi shkeljet lidhur me këtë procedurë”, ka shkruar ministrja Kumbaro-Furxhi, raportojnë mediat shqiptare, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*