Kosova

Ministria e Komuna me projekt të veçantë për pastrimin e hapësirave publike

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, dhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, lancuan projektin “Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta publike”.

Ky projekt do të implementohet nga Qendra për Përkrahjen e Punësimit dhe Ruajtjen e Ambientit në Vushtrri.

Në implementimin e këtij projekti do të angazhohen punëkërkues nga Zyra e Punësimit në Vushtrri për një periudhë kohore 3 mujore, me pagesë me ç’rast, përparësi do të kenë shfrytëzuesit e asistencës sociale kategoria e II-të si dhe punëkërkuesit nga komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptianë.

Ministri Abrashi dhe kryetari Mulaku, u dakorduan që edhe në të ardhmen të bashkëpunojnë në bashkëfinancimin e projekteve të tilla.

Komentoni