Kosova

Ministria e Jashtme ia ndalon Gjuriqit vizitën në Veri të Kosovës

Shteti i Kosovës ia ka ndaluar Marko Gjuricit të hyjë në Kosovë.

Ai kishte planifikuar që të hënën të vizitonte Veriun e Kosovës, por, një vendim i Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka bërë që Gjuric të mos lejohet të hyjë në territorin e Shtetit të Kosovës.

Brenda dy javësh, Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të përballet me ndalesën e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar të hyjë në territorin kosovar.

Vendimin për ndalimin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë e ka marrë Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se Hoxhaj e ka marrë këtë vendim në konsultim me Kryeministrin Isa Mustafa dhe institucionet e sigurisë së Kosovës.

Ndërkohë, zyrtarëve të tjerë serbë, të cilët kanë planifikuar të vizitojnë Veriun e Kosovës, të hënën, u është lejuar vizita.

Vizita e Gjuriqit e bërë në Graçanicë, më 22 shtator të këtij viti, ishte ndërprerë nga Policia e Kosovës, e cila kishte dëbuar zyrtarin serb nga Kosova me arsyetimin se kishte shkelur marrëveshjen për të mos përçuar mesazhe politike.

Komentoni